Sterilizimi i Ujit

Të diturit që uji që përdorim është i steriliziuar të jep qetësi shpirtërore. Mungesa e baktereve dhe viruseve në ujin që përdorim në kuzhinë, dush apo në larjen e enëve është shumë e dobishme për shëndetin tonë. Për këtë, është shumë i rëndësishëm, përdorimi i dy metodave.

Nga këto, e para është vrasja e baktereve dhe viruseve duke përdorur dritë ultraviolet.

Për shkak të mundësisë së rikontaminimit të ujit gjatë rrugës, sterilizimi me ultraviolet duhet të bëhet në hyrjen e rrjetit lokal ose më saktë menjëherë përpara përdorimit. Në vendet ku uji do të transportohet në distanca të gjata nuk mund të arrihet përfitimi maksimal, sepse gjatë transportimit mund të kontaminohet përsëri. Në apartamente, ka një përdorim të gjërë, në hyrje të apartamenteve ndërsa në vende të tilla si, në hotel, pastiçeri dhe restorante është në dalje të depozitës.

Në mënyrë që pajisja ultraviolet të jetë efikase, duhet përdorur një dritë e cila të jetë e përshtatshme me shpejtësinë e kalimit të ujit. Në mënyrë që të vdesin të gjithë bakteret dhe viruset në ujë, duhet që të rrinë sa më shumë në kontakt me dritën ultraviolet.

Eshtë e dobishme të përdoret zbutës uji përpara ujit ultraviolet për të mbrojtur transparencën e këllëfit ku ndodhet drita ultraviolet. Në të kundërt, gëlqerja që mblidhet rreth këllëfit të llampës ultraviolet do të pengojë kalimin e dritës ultraviolet.


Metoda e dytë më e zakonshme është, mënyra e vrasjes së baktereve me anë të klorit.

Kjo metodë më së shumti përdoret në rastet kur uji dërgohet në distanca të largëta, për shembull në depozitat e ujit të ujësjellësit. Eshtë një metodë efikase kundër kontaminimeve në tubat e ujit pasiqë klori udhëton së bashku me ujin. Në metodën e dezinfektimit me klor duhet patur kujdes qëklori të jetë në sasi aq të madhe sa të vrasë bakteret dhe në sasi aq të vogël sa të mos kërcënojë shëndetin e njeriut. Për këtë përdoren pompa dozimi plotësisht automatike.

Dezavantazhet më të rëndësishme në dezinfektimin me klor janë, mosvrasja e viruseve nga ana e klorit dhe të qënit një lëndë kimike e cila nuk duhet konsumuar mga ana e njerëzve. Në këtë metodë rekomandohet përdorimi i filtrave të cilat pastrojnë klorin, menjëherë përpara përdorimit të ujit.

Na kontaktoni në mënyrë që ekipi jonë profesional t'ju rekomandojë sistemin më të përshtatshëm të sterilizimit...